Njihuni me linjën Color Booster nga Coiffance!

Hey miq të ZOIS!

Urojmë të jeni sa më mirë dhe ju ftojmë ti kushtoni pak minuta nga koha juaj leximit të këtij artikulli.

Ne e dimë më së miri çdo të thotë të duash ngiyrën si në ditën e parë tē lyerjes.  Prandaj, ne ju sugjerojmë Coiffance Color Booster:  një recolorant, i pasur me pigmente, i cili rigjallëron shkëlqimin e ngiyrës dhe zgjat intensitetin e saj. Vjen në 6 nuanca per tu përshtatur sipas nevojave tuaja: Platinium, Red, Cooper, Mahogany, Brown dhe Purple.

Nuanca PLATINIUM: e përshtatshme për flokë bionde tē hapura/platin. Ajo neutralizon reflektimet e verdha nga rrënjët deri në maja për një rezultat të shkëlqyeshëm.

Nuanca RED: sjell një ngjyrim intensiv dhe ringjall shkëlqimin e ngjyrës së kuge. E aplikuar ne flokë biondë ajo krijon nuancat rozë ose pastel në varësi te efektit te dëshiruar.

Nuanca COOPER: për flokë kafe të hapur deri në bionde, trajton duke risjellë një nuancë bakri shumë të ëmbël dhe një pamje joshëse.

Nuanca MAHOGANY: e përshtatshme për flokë kafë të errët deri në bionde të errët për nië nuancë tepër të ngrohtë dhe intensive.

Nuanca BROWN: e përshtatshme për flokët kafe, rikthen shkëlqimin e nuancave të ngrohta.

Nuanca PURPLE: flokët kafe të errët në kafe të hapur mund të zgjedhin këtë trajtim për të krijuar një reflektim vjollcë intensiv për një një stil më të guximshëm.

Duam të theksojmë se përbërja e Color Booster është e pasur me:

  • Vaj Kamelia: me veti te fuqishme ristrukturuese dhe rigjeneruese
  • Vaj Makadamia: ushqen intensivisht, mbron dhe zbut flokët
  • Ekstrakti i Bambusë: forcon fibrën dhe zgjat mbajtjen e rezultatit tē ngjyrës

DARE FOR MORE dhe porosit tani ngjyrën tënde! Ne jemi këtu për tiu ndihmuar me çdo paqartësi!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shporta e Produkteve
en_US