Rreth Nesh

Reveal Your Beauty është slogani ynë i zgjedhur me shumë dashuri për të përfaqësuar frymëzimin dhe dedikimin tonë.

ZOIS-35
Nga themeluesi
Qëllimi ynë është të zgjerojmë mënyrën se si trajtohet e bukura duke ofruar shërbime dhe produkte premium si dhe zgjidhje për çdo problematikë të mundshme. Angazhimi ynë është që përmes bashkëpunimit me brande të njohura ndërkombëtare të ofrojmë përzgjedhjen e duhur dhe të veçantë të produkteve profesionale për t’i mundësuar profesionistëve rezultate të mahnitshme në flokë të shëndetshëm.
Social Media
Historia jonë

Zois Hair Pro nisi rrugëtimin në vitin 2016 si rezultat i mendësisë tonë se bukuria qëndron tek diversiteti, inovacioni, cilësia dhe lulëzon me përkujdesje. Ne besojmë në një botë ku floku i kuruar është gjysma e bukurisë, një botë ku secili prej nesh ndihet i vlerësuar për origjinalitetin e tij.

Me një eksperiencë shumë vjeçare në këtë sektor, themeluesi i kompanisë vendosi të sillte një risi në tregun shqiptar, një linjë të sofistikuar franceze të kujdesit për flokët: Coiffance. I bazuar në Alsace, laboratori Coiffance Professionnel formulon produkte cilësore për stilimin dhe përmirësimin e flokëve. Për më shumë se 50 vite, ekspertët e flokëve kanë krijuar me pasion produkte bukurie gjithnjë e më efektive me përbërës aktivë me origjinë bimore. 

Ndërsa Coiffance filloi të gëzonte popullaritet dhe përkrahje nga sallonet dhe klientët në tregun shqiptar dhe jo vetëm, ishte koha për të vazhduar dhe përmbushur vizionin tonë. Në një periudhë pak vjeçare Zois u bë distributor zyrtar i brandeve si: Hairfax, Brazilian Bond Build3r, Leaf & Flower, Chopperhead dhe Ecosmetics. Këto produkte janë fryt i teknologjive komplekse e të sofistikuara të cilat ofrojnë performancën, besueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe përsosmërinë që mund ta sigurojë vetëm përkushtimi i vërtetë!

Shërbimi ndaj klientëve tanë ka qenë fokusi ynë që prej fillimit. Shpërblimi dhe lumturia jonë më e madhe vjen nga ofrimi i një përvoje unike për kujdesin e flokut duke u dhënë njerëzve lirinë për të eksploruar bukurinë e tyre dhe për të njohur versionin më të mirë të vetes.

Për të gjithë llojet e flokëve

ZOIS ofron një gamë të gjerë produktesh duke i mundësuar secilit prej jush të zgjedhë linjën që i përshtatet më së miri.

Produkte të çertifikuara

ZOIS është distributor zyrtar i brandeve që tregton dhe çdo produkt është i çertifikuar.

Përkujdesje profesionale

Ne jemi kujdesur të sjellim tek ju produktet më të mira në tregun ndërkombëtar.

Shopping Cart
sq